Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë, 12 janar, në parkun eolik të Tropojës, bashkë me ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku. Rama tha se projekti është tepër i rëndësishëm edhe për prioritetin kryesor të Shqipërisë, integrimin në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shtoi se projekti do të jetë realitet për 12 muaj. Rama nënvizoi se vendi ynë synon që të bëhet një shtet me pavarësi energjitike. “Më vjen shumë mirë që finalizojmë një përpjekje rreth 2-vjeçare, me kompaninë e mirënjohur amerikane, për gjithë procesin parapërgatitur, që shtë më i shkurtër se procesi i ndërtimit. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë siç duhet dhe për 12 muaj, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të...