Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rama: Paqja Fiskale eliminon inspektimet dhe procedurat burokratike për bizneset
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur dje se Paqja Fiskale eliminon procedurat burokratike dhe synon energjizimin e mëtejshëm të sipërmarrjes. Në një takim me sipërmarrës ku u diskutua mbi përfitimet që sjell Paqja Fiskale, Rama u ndal te marrëveshja që parashikohet mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore për përcaktimin e tavanit të ri të fitimit. “Në themel Paqja Fiskale ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit, që do të thotë që bazuar në një projeksion shkencor të fitimit mbi fitimin e viteve të shkuara, plus mbi rritjen ekonomike të pritshme dhe mbi propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër X, administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi dhe kontrolli”, u shpreh Rama. Sipas...