Rama: Nuk ka paqe me ndërtuesit për standardet, respektoni lejet e ndërtimit dhe deklaroni pagat reale të punonjësve

Rama: Nuk ka paqe me ndërtuesit për standardet, respektoni lejet e ndërtimit dhe deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u ndal dje te problematikat e ndeshura në sektorin e ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ketë paqe me ndërtuesit për standardet në zbatimin e projekteve. Në një takim me sipërmarrës mbi Paqen Fiskale, Rama kërkoi që sektori i ndërtimit të performojë me maksimumin e përgjegjshmërisë. “Paqe me ndërtuesit nuk ka. Ka Paqe Fiskale për të gjithë, por paqe për standardet me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba-këmbës mua edhe gjithë çfarë janë që varen nga unë. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni letra çfarë të doni, vazhdoni bëjini, por po u kapët nuk j’ua ka fajin njeri. Paqe me ndërtuesit nuk ka dhe nuk ka për të pasur pikërisht se është sektori kryesor dhe duhet të performojë...