Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…
Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak minuta larg kryeqytetit, i josh turistët me detin, restorantet dhe atmosferën verore. Vlora dhe, mbi të gjitha, Saranda me Ksamilin, shpesh të quajtur “Maldivet e Europës”, kanë dalë prej kohësh nga harta lokale dhe janë kthyer në emra të njohur në mediat e huaja. Gjirokastra dhe Berati tërheqin me gurin, historinë dhe arkitekturën e rrallë, Korça me natyrën dhe ritmin e qetë të jetës, ndërsa Shkodra po shfaqet së fundmi si një trend i ri për udhëtarët që kërkojnë përvoja ndryshe. Në këtë mozaik destinacionesh, “gara” mes qyteteve për vëmendjen e turistëve është bërë më e fortë, duke hapur njëkohësisht edhe më shumë hapësirë për biznes. Banorë të...
Burimi:
javanews.al