Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Gjatë një analize të situatës së fundit në treg, si dhe ndikimit të zhvillimeve të konfliktit në Lindjen e Mesme, Këshilli i Ministrave ka njoftuar se do të ndërmarrë masa konkrete për stabilizimin e çmimeve në vend. Në këtë kuadër, qeveria pritet të ngrejë Bordin e Transparencës, një mekanizëm që do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), me synim kontrollin dhe monitorimin e çmimeve të karburanteve. Paralelisht, është vendosur edhe ndërhyrja në nivelin e akcizës. Qeveria ka bërë të ditur se kjo taksë do të reduktohet me 20%, si një masë që synon lehtësimin e barrës për qytetarët dhe reflektimin e drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve. Por sa do të ndikojë konkretisht kjo ulje në çmimin aktual të naftës? Aktualisht, çmimi i...