Qeveria ndryshon strategjinë për borxhin, rishikon mënyrën e financimit
Ministria e Financave ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2026–2030, e cila parashikon një orientim më të theksuar drejt huamarrjes në tregun e brendshëm, me synim uljen e kostos dhe rreziqeve të borxhit publik. Sipas strategjisë të botuar në Fletoren Zyrtare, rreth 84% e nevojave për financim gjatë pesë viteve të ardhshme do të mbulohen nga tregu i brendshëm, ndërsa 16% do të sigurohen nga burime të huaja. Ky orientim shënon një rritje të peshës së financimit të brendshëm krahasuar me strategjinë aktuale në zbatim. Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht nga totali i borxhit publik, financimi i brendshëm zë 57.8% dhe financimi i jashtëm 42.2%. Në tregun vendas, qeveria synon të ulë gradualisht huamarrjen afatshkurtër, përmes reduktimit të emetimit të bonove...