Qeveria miraton vendimin, kompensim 10 muaj bizneseve për sigurimet e punëtorëve pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton vendimin, kompensim 10 muaj bizneseve për sigurimet e punëtorëve pas rritjes së pagës minimale

Sikurse kishte premtuar qeveria ka miratuar vendimin përmes të cilit do t’u kompensojë bizneseve koston që u shtohet në pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me rritjen e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë. “Kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me fashën e pagës bruto, nga 40 000 (dyzet mijë) lekë deri në 49 999 (dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, që figurojnë në listëpagesën e deklaruar në organet tatimore për muajin shtator 2025, për përditësimin më të fundit të bërë gjatë vitit 2025.”, thuhet në vendim. Kompesimi do të bëhet për 9 muajt e parë të 2026, pra që nga janari kur hyri në fuqi rritja e pagës minimale e deri...