Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale, ja kush përfiton
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës minimale mujore nga 40,000 lekë, në 50,000 lekë. Ky vendim përfshin 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale të ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ky vendim synon mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor, si dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare. Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. “Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, përfundon njoftimi i ministres Delina Ibrahimaj.