Qeveria merr vendimin, pagat e policëve, ushtrisë dhe mësuesve rriten me 2.5%, ja detajet nga VKM

Qeveria merr vendimin, pagat e policëve, ushtrisë dhe mësuesve rriten me 2.5%, ja detajet nga VKM

Nga indeksimi i pagave do të përfitojnë edhe mësuesit, policët dhe ushtarakët. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë, ku përcaktohen se pagat do të indeksohen me 2.5%. Vendimi për indeksimin e pagave do t’i shtojë efektet financiare që nga data 1 janar e këtij viti. Për kategorinë e ushtarakëve, buxheti që parashikohet për indeksimin e pagave do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas vendimit të qeverisë indeksohen pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit, në masën 2.5% për të gjitha gradat. Më herët, me vendim të Këshillit të Ministrave u indeksuan edhe pagat për punonjësit e administratës publike dhe pritet vendimi edhe për indeksimin e pagave të pushtetit vendor. Detajet nga VKM Për kategorinë e mësuesve dhe punonjësve...