Qeveria merr vendimin, pagat e administratës indeksohen me 2.5%, përfitojnë gjyqtarët, prokurorët e Presidenti

Qeveria merr vendimin, pagat e administratës indeksohen me 2.5%, përfitojnë gjyqtarët, prokurorët e Presidenti

Për herë të parë, punonjësit e administratës, qoftë në nivel qendror apo vendor, përfitojnë nga indeksimi i pagës. Vendimi për indeksimin e pagave me 2.5% është marrë mbledhjen e djeshme nga Këshilli i Ministrave dhe përfitojnë disa kategori, duke nisur me pagën e Presidentit të Republikës, gjyqtarëve e prokurorëve, Garda, Policia e Burgjeve apo edhe personeli shëndetësor. Me indeksimin 2.5%, paga e kreut të shtetit bëhet 435 625 lekë në muaj. Përfitues nga indeksimi janë edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas VKM-së, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është sa 36% e pagës së Presidentit të Republikës, rritet me 2.5%. Pas indeksimit, kjo pagë bazë bëhet 156 825 lekë në muaj, nga rreth 153.000 lekë është aktualisht. Ky indeksim vjen në...