Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Dikur ishin shtylla kurrizore e ekonomisë socialiste, duke punësuar mijëra njerëz dhe duke mbajtur në këmbë industri të tëra në vend. Sot, pas dekadash tranzicioni, janë një memorie e largët e lavdisë sw tyre, të mbyllura në praktikë, por ende aktive juridikisht. Tashmë, fati i uzinave shtetërore po shkon drejt një mbylljeje përfundimtare ligjore. Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që synon çregjistrimin e shoqërive tregtare me kapital shtetëror, disa prej tyre ndodhen në proces likuidimi që nga fillimi i viteve 2000. Bëhet fjalë për subjekte që nuk ushtrojnë më aktivitet ekonomik, por vijojnë të ekzistojnë për shkak të detyrimeve të vjetra, aseteve të paregjistruara dhe proceseve të zvarritura të likuidimit. Mes shoqërive të përfshira janë “Albbakër”, “Albminiera”, “Albkrom”, “Petrol Alba”, “Duhan–Cigare” dhe “Superfosfat...