Qeveria drejt rritjes së pensioneve? Buxheti me fonde shtesë, zbardhet skema
Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se u adresua mbështetja e shtresave në nevojë, siç janë përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe u akorduan fondet për indeksimin e pensioneve dhe bonusin. “Akti normativ adresoi në mënyrë të menjëhershme nevojën e mbështetjes të shtresave më në nevojë si personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar. Paralelisht kemi siguruar fondet për pensionet. Kemi synuar rritjen graduale të mbështetjes financiare. Për vitin 2025 mbështetja buxhetore ishte 256 milionë euro për ndihmën ekonomike përfshirë dhe bonusin, ndërsa për pensionistët 120 milionë euro që përfituan bonusin dhe indeksimin. Synojmë transferimin e...
Burimi:
sot.com.al