Qeveria do të mbledhë të dhëna për llogaritë e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ja çfarë pritet

Qeveria do të mbledhë të dhëna për llogaritë e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ja çfarë pritet

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria ka sjellë rregulla të reja për “shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, duke përparuar në fushën e transparencës fiskale ndërkombëtare, pasi për herë të parë përfshin edhe kriptoasetet. “Është një aksion për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal. Është edhe një hap që na afron si vend të sigurt për në BE, një kërkesë e tyre që thjeshtëzon gjurmueshmërinë”, u shpreh Romina Radoshiqi, eksperte ekonomie. Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që prej 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve jashtë Shqipërisë dhe njësoj veprojnë edhe autoritetet tatimore të tjera që dërgojnë informacionin bankar që shqiptarët mbajnë jashtë vendit. Por a quhet ky një kontroll mbi...