Qeveria “çliron” tokat shtetërore, banesat pa truall drejt privatizimit, zbardhet vendimi, ja kush përfiton dhe afatet

Qeveria “çliron” tokat shtetërore, banesat pa truall drejt privatizimit, zbardhet vendimi, ja kush përfiton dhe afatet

Rigels Seliman Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi.  Pra e thënë ndryshe, përfitues janë ata qytetarët që kanë ndërtuar dhe kanë në përdorim një tokë që konsiderohet si tokë shtet. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, parashikon se procedurat administrative të kalimit të pronësisë do të kryhen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës edhe kur ndërtesa është e dëmtuar, për sa kohë që ajo është e pasqyruar në regjistrat kadastralë. Aplikimi dhe tarifat Sipas vendimit në fjalë, kërkesa për kalimin e pronësisë paraqitet online nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, dhe tarifa e shërbimit paguhet në momentin e aplikimit. Tarifa është e pakthyeshme në...