Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!
Prania e të huajve në vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur vitet e fundit, kryesisht për arsye punësimi. Por kjo lëvizje ka sjellë edhe shqetësime mes qytetarëve, të cilët druhen se punëtorët e huaj mund të ndikojnë në rritjen e papunësisë tek popullsia vendase. Sipas të dhënave të vitit 2025 të sondazhit SecuriMeter të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal të cituara nga Scan TV, ky perceptim është i përhapur në të gjithë rajonin. Më i theksuar është në Maqedoninë e Veriut, ku 47.1% e të anketuarve mendojnë se punëtorët e huaj rrezikojnë vendet e punës. Pas saj vijnë Serbia me 44.6%, Kosova me 42.5% dhe Shqipëria me 41.4%. Mali i Zi renditet pranë këtij trendi me 39.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina shfaqet si përjashtim, me vetëm 30% të...
Burimi:
javanews.al