Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë historik. Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2025 bankat tregtare në vend raportuan 7856 të punësuar, në rritje me gati 10% krahasuar me një vit më parë. Punësimi në sektorin bankar është rritur për të gjashtin vit radhazi. Efektin kryesor në rritjen e numrit të të punësuarve për vitin e kaluar vlerësohet se ka ardhur nga përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Megjithatë, edhe përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit....