Pse ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë?/ Arsyet pse zhvlerësimi i euros nuk reflektohet tek çmimet

Pse ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë?/ Arsyet pse zhvlerësimi i euros nuk reflektohet tek çmimet

Produktet e importuara në Shqipëri shpesh kushtojnë më shtrenjtë se në vendet e origjinës nga vijnë. Kjo vihet re edhe kur euro zhvlerësohet siç ka ndodhur vitet e fundit, ku sërish çmimet në tregun shqiptar qëndrojnë statike, ndërkohë që në logjikën ekonomike, nëse ato blihen më lirë, do duhet të reflektohet në çmimin final. Por pse nuk ndihet zhvlerësimi valutave në rënien e çmimeve? Sipas një analize të bërë nga ALTAX, në praktikë, zhvlerësimi i euros shpesh kalon pothuajse i padukshëm në tregun shqiptar. Edhe kur euro/dollari humbet vlerë ndaj lekut, çmimet e produkteve të importuara nuk bien automatikisht. Arsyeja është se çmimi final nuk përbëhet vetëm nga kursi i këmbimit. Importuesit dhe shitësit shtojnë marzhe fitimi, paguajnë transport, sigurim, dogana dhe taksa, dhe shpesh...