Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve
Janë të shumtë pronarët e apartamenteve dhe drejtues të agjencive imobiliare në pritje të zbatimit të ligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” me tatim 5% nga 15% që është aktualisht. Por ndonëse ligji është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi më 22 janar 2026 për zbatimin e tij e tij ende nuk janë miratuar aktet nënligjore. Burime nga Ministria e Financave sqaruan për “Monitor” se zbatimi i ligjit pritet të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës së shitblerjes së apartamenteve të propozuara për rrethet, të cilat ende nuk janë miratuar nga Këshilli i Ministrave. Hartimi i ndryshimeve të çmimeve të reja të referencës ka përfunduar nga Ministria e Financave dhe janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave. Mësohet gjithashtu...
Burimi:
javanews.al