Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Pse disa qytete të pasura gjermane janë në rrezik falimentimi?
Qytetet që për dekada të tëra ishin shtylla kurrizore e industrisë gjermane të makinave dhe ishin ndër rajonet më të pasura në Evropë, tani po përballen me vështirësi serioze fiskale. Ngadalësimi i eksporteve dhe problemet e prodhuesve kryesorë të makinave po fillojnë të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në arkën e bashkive si Wolfsburg, Ingolstadt dhe Stuttgart, selitë përkatëse të Volkswagen, Audi dhe Mercedes. Sipas një raporti nga Deutsche Welle (DW), këto qytete po shënojnë rënie të ndjeshme të të ardhurave të tyre tatimore, kryesisht nga taksat e korporatave, duke rezultuar në një periudhë veçanërisht të vështirë buxhetore. Autoritetet bashkiake po kërkojnë mënyra për të mbuluar deficitet në rritje përmes huamarrjes së re, rritjes së tarifave dhe shkurtimeve të shpenzimeve. Një shembull tipik është Friedrichshafen,...