Propozim për rritjen e përfitimit të bashkive nga renta minerare, 25% e të ardhurave për pushtetin vendor
Një propozim i ri ligjor synon të ndryshojë mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga renta minerare në vend. Propozimi, i depozituar nga deputeti Bujar Leskaj, për diskutim në komisionet kuvendore, parashikon ndryshime në ligjin e vitit 2008 “Për taksat kombëtare”, me qëllim rritjen e përfitimit të pushtetit vendor nga aktivitetet minerare dhe hidrokarbure. Sipas draftit, 25% e të ardhurave nga renta minerare, përfshirë ato nga nafta dhe gazi, do t’u kalojnë njësive të qeverisjes vendore ku zhvillohet aktiviteti. Këto fonde do të përdoren ekskluzivisht për investime publike në komunitetet lokale. Ky projektligj synon të rregullojë raportet e nevojshme të shpërndarjes së rentës minerare në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë e cila luan rol në fuqizimin e njësive të vetëqeverisjes vendore (NJQV-ve) pasi ndikon...
Burimi:
sot.com.al