Prindërit me fëmijë nën 18 vjeç paguajnë më pak tatim, ja kriteret

Prindërit me fëmijë nën 18 vjeç paguajnë më pak tatim, ja kriteret

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për rritjen dhe arsimimin e tyre. Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten 48 mijë lekë, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se kompensimi nuk do të jepet si vlerë fikse, por do të përfitohet vetëm pas rillogaritjes së tatimit të paguar për 2025. Skema parashikon që rillogaritja e tatimit të bëhet pasi bazës së tatueshme, nga rroga vjetore e vitit të kaluar, t’i zbriten shpenzimet 48 mijë lekë për rritjen e fëmijëve. Pra, nëse paga mujore bruto ishte 150 mijë lekëve detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë....