Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Në aktivitetin e sotëm, 10 mars, për krijimin dhe funksionimin e dritares së vetme kombëtare për doganat në Shqipëri, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se po përmbyllet faza e dytë e një projekti mjaft të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një platformë digjitale që ka të bëjë me mënyrën se si bizneset shqiptare bëjnë tregti. “Lehtësimi i tregtisë si nevojë që ne kemi për procesin e anëtarësimit të vendit në BE”, tha ajo, duke vënë theksin te fakti se “jemi vend tranzit”. “Uroj të mbarojë sa më shpejt implementimi i sistemit. Pas disa vitesh, Shqipëria do jetë 100% e integruar me tregjet europiane dhe uroj shumë që pikat tona kufitare të jenë konkurrente me ato të Europës. Shqipëria të ketë edhe logjistikën burokratike...