Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Porti i Durrësit rrit peshën në ekonomi, 3.5 milionë ton mallra të përpunuara
Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë 11 muajve të parë të vitit 2025. Sipas Autoritetit Portual Durrës, volumi total i mallrave të përpunuara ka tejkaluar 3.5 milionë tonë, me një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 203 mijë ton mallra më shumë të trajtuara në katër terminalet portuale të Durrësit. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2.664.265 ton mallra importi dhe 861.370 ton eksporte, duke konfirmuar rolin e portit si një qendër strategjike për furnizimin e tregut vendas dhe njëkohësisht si korridor i rëndësishëm për eksportin e produkteve shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare, thekson Autoriteti Portual i Durrësit. Një ndikim të...