Poliçan, një kompani private synon prodhimin e eksplozivëve civilë

Poliçan, një kompani private synon prodhimin e eksplozivëve civilë

Një kompani private ka kërkuar autorizimet për të ngritur një linjë prodhimi eksplozivësh për përdorim civil në Poliçan. Sipas dokumenteve të dorëzuara pranë autoriteteve, EXPLO-CHEM INDUSTRIES Shpk ka lidhur që nga gushti i vitit të kaluar një kontratë qiraje me Bashkinë e Poliçanit, ndërsa aktiviteti do të zhvillohet në zonën “Ish Uzina Mekanike Zona B”. Kompania shpjegon se linja e prodhimit synon të ulë varësinë e industrisë shqiptare nga importet e lëndëve plasëse, duke përfshirë përdorimin në minierat e kromit, hekurit dhe bakrit, hapjen e tuneleve, ndërtimin e puseve, si dhe prodhimin e materialeve ndërtimore si gur gëlqeror dhe dekorativ. “Qëllimi ynë është të krijojmë një linjë prodhimi plotësisht të licencuar dhe në përputhje me ligjin shqiptar, për të përmbushur kërkesat e rritura të ekonomisë...