“Po bëhen gati grup-kapitujt që do mbyllen”, zv.ministri i Ekonomisë: Ndryshim rrënjësor i praktikave të deritanishme
Fillimi i mbylljes së grup-kapitujve përgjatë 2026-s tashmë nuk është thjesht një ambicie politike. Projeksioni i deritanishëm dalë nga realizimi i hapave përgatitorë legjislativë e adreson përgjigjen në disa prej tyre së bashku me proceset përkatëse. “Gjatë viti 2026 do të duhet të përgatitet pothuajse i gjithë legjislacioni, i cili pjesërisht do të duhet të miratohet në fund të viti 2026 dhe pjesërisht në gjysmën e parë të 2027. Kjo do të thotë një ndryshim rrënjësor i të gjithë praktikave që ne jemi mësuar. Në vitin 2026 ne jemi gati për të mbyllur disa kapituj duke nisur që me kapitujt themelorë, që janë në një stad të avancuar, dhe pastaj kemi disa kapituj që lidhen me marrëdhëniet me jashtë, që ka të bëjë me tregtinë...
Burimi:
javanews.al