Plani i masave për fundivit, OSHEE: 29 dhjetor dita me konsumin më të lartë të energjisë, 1600 punonjës në terren

Plani i masave për fundivit, OSHEE: 29 dhjetor dita me konsumin më të lartë të energjisë, 1600 punonjës në terren

Në prag të festave të fundvitit, OSHEE Group ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike në ditët e festave të mëdha të Vitit të Ri. Në një konferencë për mediat, administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi tha se më 29 dhjetor u shënua dita me konsumin më të lartë të energjisë elektrike në rrjet dhe pritet që konsumi të vijë në rritje. Për këtë arsye, tha Karakaçi, OSSH ka marrë të gjitha masat që të garantojë një furnizim sa më të mirë në të gjithë vendin. “Vetëm ditën e djeshme kemi kaluar rreth 22.9 mln kilovatorë dhe është dita më e ngarkuar e vitit dhe patjetër që ngarkesa do të rritet. Me uljen e temperaturave është rritur konsumi, nuk kemi...