Përtej naftës dhe gazit: çfarë po dëmton tjetër mbyllja e Hormuzit?

Përtej naftës dhe gazit: çfarë po dëmton tjetër mbyllja e Hormuzit?

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit kërcënon të shkaktojë një “stuhi të përsosur”, duke goditur përtej naftës edhe paketimin e produkteve të përditshme apo përdorimin e aplikacioneve si ChatGPT dhe Gemini. Për çdo ditë që zgjat lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, tregtia globale kufizohet në produkte që janë po aq jetike sa energjia. “Problemi i vërtetë qëndron te derivatet”-thotë Felipe Elink Schuurman nga kompania Sparta, duke paralajmëruar se kjo krizë shkon shumë përtej çmimit të një fuçie. Përpara krizës, në Hormuz kalonin çdo ditë 5 milionë fuçi me produkte nafte. Sot, trafiku i anijeve ka rënë me 95 për qind. Nga 125 anije që kalonin zonën çdo ditë, tani qarkullojnë mesatarisht vetëm pesë. Sipas UNCTAD, kjo ndalesë prek 19 për qind të të gjitha produkteve...