Përmirësohet treguesi i besimit të bizneseve, por jo ai i konsumatorëve
Treguesi i besimit të biznesit e nisi në rritje vitin 2026. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike. Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e tij u ndikua pozitivisht nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. Gjithashtu, me rritje janë dhe pritjet e bizneseve...
Burimi:
sot.com.al