Përmbytjet në zonat bujqësore, përgjysmohen eksportet e zarzavateve

Përmbytjet në zonat bujqësore, përgjysmohen eksportet e zarzavateve

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për muajin janar, vendi eksportoi 5,367 ton zarzavate, nga 9,936 ton në janar 2025, me një tkurrje prej rreth 46% në baza vjetore. Rënia është edhe më domethënëse nëse merret parasysh se janari i vitit të kaluar shënoi kulmin e dekadës për këtë muaj. Viti 2025 u karakterizua nga zgjerimi i prodhimit në sera dhe kërkesa e lartë nga tregjet europiane, duke e çuar eksportin në nivele rekord. Vjet pati një interes të lartë nga Europa për prodhime të stinës si lakra dhe karota, çka nxiti mbjellje të reja në fushë. Teksa ky trend vijoi edhe këtë sezon, përmbytjet e janarit dëmtuan qindra hektarë të mbjella në fushë. Megjithatë, edhe pas kësaj goditjeje, niveli i eksporteve mbetet më i...