Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale
Tregu i punës në Shqipëri ka vijuar të ndryshojë dukshëm edhe në fund të vitit 2025, me një zhvendosje të punonjësve nga pagat e ulëta drejt atyre mesatare dhe të larta. Që nga viti 2023, pesha e punonjësve që paguheshin në nivelin minimal ose deri në 40 mijë lekë ka rënë ndjeshëm, duke zbritur nga një pjesë e konsiderueshme e totalit në një nivel shumë më të ulët deri në fund të 2025-ës. Kjo lidhet kryesisht me rritjen graduale të pagës minimale, e cila ka shtyrë edhe nivelet e tjera të pagave në rritje dhe ka detyruar bizneset të përshtatin kostot. Nga ana tjetër, është rritur ndjeshëm numri i punonjësve me paga të larta mbi 120 mijë lekë, duke u dyfishuar si peshë në totalin...
Burimi:
javanews.al