Pensionet e reja, del vendimi me koeficientët e pagave, si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që…

Pensionet e reja, del vendimi me koeficientët e pagave, si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që…

Rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja nga data 1 janari 2026, do të kenë të ardhura mujore të llogaritura me koeficientët e indeksuar. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektvendimin për koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, i cili përdoret për llogaritjen e pensioneve. Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetares, Delina Ibrahimaj, dhe ka për qëllim përmirësimin e sistemit të pensioneve duke harmonizuar shumën mujore fillestare me kontributet që individët kanë derdhur gjatë viteve të punës. Ky vendim, i cili do të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që mbushin moshën e pensioneve. Indeksimi do...