Pensionet dhe çmimet e luftës, ekspertët: Rrezikohet shtrenjtim i zinxhirit ushqimor, s’duhen monitorime, por…

Pensionet dhe çmimet e luftës, ekspertët: Rrezikohet shtrenjtim i zinxhirit ushqimor, s’duhen monitorime, por…

Lufta në Lindjen e Mesme ka shtuar rrezikun për një valë tjetër inflacioni, dhe çmime të larta. Aktualisht po reflektohen vetëm tek karburantet. Por sa e përballueshme do të ishte për familjet dhe të ardhurat e tyre, një tjetër krizë vetëm 3 vite pas asaj të shkaktuar nga lufta në Ukrainë? Familjet shqiptare shpenzojnë 40% të buxhetit të tyre për ushqime dhe 7% për transport. Pra së bashku 47% për këto produkte, e thënë më thjesht nëse të ardhurat janë 100 mijë lekë, 47 mijë lekë janë ushqime dhe transport. Eksperti Fatos Çoçoli ka deklaruar se qeveria duhet të marrë masa dhe jo të monitorojë tregjet, përsa kohë lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të kthehet në një efekt zinxhir në të gjithë shportën ushqimore...