Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%

Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka mbyllur tremujorin e fundit të vitit 2025 me një ecuri kryesisht pozitive, ku zhvillimi më i vrullshëm është regjistruar në fushën e pasurive të paluajtshme. Ky aktivitet ka dominuar tregun duke shënuar rritje rekord prej 36,4% të indeksit të shitjeve neto në volum, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një shifër kjo që tejkalon ndjeshëm të gjithë sektorët e tjerë të marrë në vrojtim. Kjo performancë e lartë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme është reflektuar gjithashtu në treguesit e tjerë, ku indeksi i pagave për këtë aktivitet është rritur me 30,0%, ndërsa numri i të punësuarve ka pësuar një rritje prej 4,3%. Ndërkohë që pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen, sektorë të tjerë si hotelet dhe baret...