Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit
Pas nisjes dobët të vitit, turizmi po e merr veten. Rrezet e diellit të këtij fillim-prilli po joshin më shumë pushues të huaj të vizitojnë vendin. E njëjta ka ndodhur me këtë grup të rinjsh nga Republika Çeke. “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe deri tani më pëlqen shumë. Moti është i këndshëm dhe njerëzit janë mikpritës. Po eksplorojmë disa qytete dhe gjithçka duket interesante”, thotë për A2 Alena, turiste nga Republika Çeke. Problemet e vjetra të turizmit shqiptar ndërkohë po përsëriten edhe këtë vit. “Ka disa gjëra që mund të përmirësohen, sidomos infrastruktura dhe organizimi në disa zona turistike. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh informacion të saktë. Transporti është jo i mirë”, thotë Bozena, gjithashtu turiste nga Republika Çeke. Përherë...
Burimi:
javanews.al