Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë
Detyrimet e papaguara për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore gjatë vitit 2025 arritën në 263 milionë euro, ose afro 19 milionë euro më shumë se 2024, sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Paralelisht, të ardhurat e grumbulluara nga këto kontribute pësuan po ashtu një rritje të fortë, duke kapur një total prej afro 1.78 mld euro, ose afro 170 milionë euro më shumë se sa viti i shkuar. Shifrat tregojnë dy anë të së njëjtës medalje. Bizneset që vijojnë të përpiqen për të punësuar në të zezë apo të mos kryejnë pagesat, dhe nga ana tjetër, si rezultat i aksioneve antiformalitet, një rritje e numrit të kontribuuesve por dhe formalizimi i pagave, është përkthyer në më shumë kontributeve të derdhura. Sipas...
Burimi:
javanews.al