“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

“Paqja fiskale” ndan biznesin, Dhoma Amerikane kundër, sinjal negativ për investitorët

Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila hyn në fuqi më 1 janar, parashikon anulimin e një pjese të borxheve tatimore dhe doganore, si dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare. Sipas ekspertëve, kjo nismë rrezikon të minojë progresin e arritur më herët në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore. Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, vlerëson se ligji krijon një disbalancë mes tatimpaguesve të rregullt dhe subjekteve që kanë pasur probleme të vazhdueshme me shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit. “Nuk ofrohen garanci të plota që nuk do të ketë para të padeklaruara, para me burime të paidentifikueshme, sepse nuk ka detyrim dhe kritere përkatëse që do të përcaktonin qartë se nga do të vinin këto para,” u shpreh Mullaj. Sipas tij, afatet e përcaktuara për...