“Paqja fiskale lehtëson bizneset”, eksperti i ekonomisë: Ja rreziku që mbart

“Paqja fiskale lehtëson bizneset”, eksperti i ekonomisë: Ja rreziku që mbart

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave Petrit Malaj, dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ditën e sotme zhvilluan një takim me komunitetin e biznesit, në një dialog të hapur për nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi, që synon formalizimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike duke përgatitur sipërmarrjen për procesin e integrimit europian. Rama tha se paqja fiskale është një nismë që lehtëson qindra biznese, ndërsa theksoi se zbatimi i nismës do të fillojë në janar të vitit 2026. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv eksperti i ekonomisë Klodian Muço shprehet se paqja fiskale përbëhet nga dy faza kryesore. Sipas tij, faza e parë lidhet me faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura. Muço thekson se rishikimi...