Paqja dhe fshirja e detyrimeve krijon konfuzion te bizneset, tatimet vijojnë mbledhjen e detyrimeve
Faza tranzitore, ku ligjet e reja për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana u miratuan nga Kuvendi, por ende nuk janë në fuqi zyrtarisht, pasi nuk janë dekretuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, me sa duket po shfrytëzohet nga administrata tatimore për të vijuar mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara para 2024-s. Por kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe shqetësim tek bizneset që kanë detyrime të papaguara para vitit 2024, por ndërkohë po presin faljen e tyre, sipas afateve të miratuara në ligj. Sipas bizneseve, Administrata Tatimore vijon të marrë masa për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, teksa ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana janë...
Burimi:
sot.com.al