Paqja dhe amnistia fiskale, eksperti: Ka mungesë transparence, mosdalja e udhëzimeve e thellon paqartësinë
Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv ka komentuar situatën e krijuar për bizneset mes amnistisë fiskale, paqes fiskale dhe gjobave të vendosura nga administrata shtetërore, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe efektet afatgjata në sistemin tatimor. Sipas Gjokutajt, mosdalja e akteve nënligjore lë hapësirë vetëm për masa përgatitore, por problematika kryesore lidhet me ndikimin që këto ligje do të kenë te tatimpaguesit që presin faljen e detyrimeve. Ai theksoi se në fokus nuk është vetëm amnistia, por sidomos ligji për paqen fiskale. “Qëllimi i këtyre dy ligjeve që pritet të hyjnë në fuqi është formalizimi i kapitaleve dhe integrimi i tyre në ekonomi. Por jemi në kushte mungese transparence dhe mosdalja e udhëzimeve e thellon...
Burimi:
sot.com.al