Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare në 7 bashki

Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare në 7 bashki

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur dje se qeveria ka miratuar zonat prioritare në shtatë bashki në kuadër të Paketës së Maleve. Gjatë një konference për mediet, Demo theksoi se zonat prioritare janë miratuar në “bashkitë Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal dhe në Librazhd”, të cilat sipas ministrit “janë gati të vijohet me procedurat për sa i përket trajtimit të kërkesave që banorët kanë, për sa i përket përfitimeve që vijnë nga Paketa e Maleve”. Demo tha se “bashkitë të cilat tashmë i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e publikimit të të gjitha kërkesave, të cilat kanë kaluar filtrat e kontrollit nga vetë bashkitë”. Sipas tij janë duke u ezauruar afatet 45-ditore dhe pas ezaurimit të...