Pagesat me kartë arritën rekord të ri në 2025, për herë të parë kaluan tërheqjet cash në ATM

Pagesat me kartë arritën rekord të ri në 2025, për herë të parë kaluan tërheqjet cash në ATM

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar, duke arritur numrin dhe vlerën më të lartë historike. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në 27.2 milionë, me një rritje prej 38.7% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 105.75 miliardë lekë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024. Për vitin 2025, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 17.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 16% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë. Gjithashtu, vitin e kaluar, për herë të parë numri i pagesave me kartë në terminale POS për...