Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit
Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti i ardhshëm do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim, qeveria ka parashikuar një fond prej 4,3 miliardë lekësh. Kjo shumë është sa 0,2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Fondi do të përfshihet në buxhetin e vitit 2026 i cili pritet të depozitohet në Kuvend në fund të këtij muaji. Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, u shpreh për A2: “Kjo do të thotë se të punësuarit nuk do të jenë më vulnerabël dhe në varësi të dëshirave të qeverisë për të rritur kur ata duan pagat”. Erald Pashaj, ekspert i tregut të punës, thotë: “Pra, duhet parë inflacioni në vitin 2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave...