Pagat më të larta në vend, financa bëhet sektori më i kërkuar

Pagat më të larta në vend, financa bëhet sektori më i kërkuar

Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me 6.1% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare bruto në grupin aktivitete financiare dhe të sigurimit në tremujorin IV 2025 arriti në 173,283 lekë në muaj, shumë afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave, që ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Tendencat më afatgjata dëshmojnë një rritje me ritme të shpejta të pagës mesatare në sektorin financiar, në linjë me rritjen e pagave në të gjithë ekonominë. Që nga fundi i vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në këtë sektor është rritur me 50%. Sektori financiar vazhdon të ketë me një diferencë të konsiderueshme pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Paga në sektorin financiar është afërsisht dy...