Paga mesatare në 2025-n u rrit me 35 euro; bujqësia, industria, ndërtimi e tregtia me rroga më të ulëta! Papunësia…
Profesionet më të mirëpaguara mbeten ato të fushës së aktiviteteve financiare dhe sigurimit, informacionit e komunikacionit. Por, të dhënat e INSTAT nxjerrin në pah edhe pabarazinë e theksuar mes sektorëve të ekonomisë, ku fushat me numrin më të madh të punonjësve ka paga më të ulëta se mesatarja kombëtare. Kështu, bujqësia mbetet sektori më i nënpaguar, ku rroga mesatare e punonjësve përllogaritet në 56.1 mijë lekë, ndjekur nga ndërtimi me 70.7 mijë lekë dhe më pas vjen sektori i tregtisë, transportit dhe turizmit me një mesatare prej 71.3 mijë lekë dhe industria me 73.3 mijë lekë. Edhe pse janë kategori që kanë pësuar rritje në raport me vitin 2024, përsëri nuk e arrijnë pagën mesatare që ka vendi. Pavarësisht aksioneve kundër nëndeklarimit të pagave nga...
Burimi:
sot.com.al