OBP, 35.5 milionë euro kursime nga prokurimet në 21 muaj
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të funksionimit. Shifrat janë bërë publike nga Administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, në një postim në rrjetet sociale, ku ajo thekson se brenda një periudhe prej vetëm 21 muajsh, institucioni ka zhvilluar rreth 1000 procedura prokurimi, ka shërbyer për 216 institucione publike dhe ka gjeneruar 35.5 milionë euro kursime reale për buxhetin e shtetit. Sipas saj, këto nuk janë thjesht shifra statistikore, por tregues konkretë të një modeli të ri funksionimi në menaxhimin e fondeve publike. “21 muaj më parë, OBP nuk ekzistonte si strukturë funksionale. Sot është një nga mekanizmat më të fortë të eficiencës buxhetore në vend. 35.5 milionë...
Burimi:
sot.com.al