Një amerikan në qytet, si Shqipëria po bëhet destinacion për pensionistët nga SHBA

Një amerikan në qytet, si Shqipëria po bëhet destinacion për pensionistët nga SHBA

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj. Prej muajit tetor, Lisa Spence, 62 vjeçe, nga shteti i Alabamës në SHBA, jeton në Vlorë. Zonja Spence tregon për “Monitor” se ka zgjedhur të jetojë për një vit në Shqipëri për shkak të kostos së ulët të jetesës dhe leverdishmërisë ekonomike, duke pasur parasysh të ardhurat e saj mujore nga pensioni me vlerë 2,200 USD. Lisa tashmë pensioniste, tregon se ka punuar 18 vjet si administratore...