Nga rritja e numrit të makinave te çmimi i lartë i naftës, ja fatura që po rritet çdo muaj për shqiptarët
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura. Vetëm në dy vitet e fundit, 2024-2025 janë shtuar në qarkullim nga rreth 100 mijë mjete në vit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë importuar 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5%. Ndonëse vitet e fundit po rritet importi i mjeteve elektrike ato mbeten shumë të ulëta në raport me totalin, me vetën 1.3%. Dominojnë mjetet me naftë, ndryshe nga Europa që është e orientuar drejt benzinës, mjeteve hibride, apo elektrike. Gati 69% e mjeteve që qarkullojnë në vend furnizohen me...
Burimi:
sot.com.al