Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike
Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për lëndët e para kritike në një tentativë për të identifikuar dhe analizuar burimet kombëtare të tyre. Në strategjinë për zhvillimin e sektorit minerar qeveria nënvizon se procesi për hartimin e këtij dokumenti po udhëhiqet nga Qendra Rajonale e Inovacionit të EIT RawMaterials në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe përbën një nga nismat më të rëndësishme strategjike të dekadës. Dokumenti synon identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e burimeve kombëtare të CRM-ve, përfshirë metalet bazë, ferrometalet dhe mineralet e rralla që kanë rëndësi të veçantë për teknologjitë e tranzicionit të gjelbër, energjinë e rinovueshme, mbrojtjen dhe industrinë digjitale. “Roadmap”-i shërben si 17 instrument planifikimi afatgjatë për...