Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim
Komuniteti i Energjisë hapi konsultimin publik për listën e ardhshme të Projekteve me Interes të Komunitetit të Energjisë (PECI) për vitin 2026, duke vënë në “sitë” tetë projekte kyçe të infrastrukturës elektrike që synojnë të adresojnë pengesat ndërkufitare dhe të përgatisin rrjetet për rritjen e energjisë së rinovueshme në rajon. Shqipëria rezulton në të paktën tre prej këtyre projekteve me ndikim direkt. Projekti më i madh është ai i zgjerimit të hidrocentralit me pompim në Moglicë, pjesë e projektit të Devollit i kompanisë Statkraft. Me një kapacitet të instaluar të planifikuar deri në 1 620 MW dhe një kapacitet ruajtjeje prej rreth 30 GWh, ky investim synon të krijojë një nga asetet më të mëdha të fleksibilitetit energjetik në Ballkanin Perëndimor. Centrali do të funksionojë...
Burimi:
javanews.al