Nga hotelet, qiratë, kafetë e argëtimi, si turistët ndikuan në 54% të rritjes së çmimeve në dhjetor
Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të rritjes së së çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi me 0.96 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.15 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.08 pikë përqindje. Ndërsa në dhjetor ishte më e dukshme, kjo tendencë ka qenë e pranishme përgjatë gjithë vitit. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi ishte 2.2% në vitin 2025, por struktura e tij tregon se një pjesë e rëndësishme e rritjes së çmimeve buron nga turizmi, përmes akomodimit, shërbimeve, ushqimit jashtë shtëpisë, transportit dhe qirave dhe kafeve e restoranteve. Të dhënat e INSTAT për 2025 tregojnë se presionet inflacioniste po...
Burimi:
sot.com.al